Mesazhi i Haradinajt pas takimit me Majlinda Bregun

Ramush Haradinaj ka takuar Majlinda Bregun, sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Lajme

18/01/2019 15:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar Majlinda Bregun, sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ku kanë biseduar për rrugën integruese të rajonit tonë.

Ai ka shkruar në Facebook se u njoftua me prioritetet e vitit 2019 të RCC-së për Ballkanin Perëndimor.

“Shqiptarët do të mbetën të përkushtuar për stabilitet dhe paqe të përhershme në rajon, që garanton rrugëtim të përbashkët dhe më të shpejtë drejt strukturave të BE-së”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/