Merret në pyetje nën dyshimin se fotografoi votën

Një qytetar është marrë në pyetje nga Policia nën dyshimin se ka fotografuar votën.

Lajme

19/11/2017 18:03

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Reznik të Vushtrrisë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në vendvotim ka shkuar prokurori dhe hetuesit dhe pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ky është rasti i vetëm i raportuar në Vushtrri sipas Zahitit.

Komuna e Vushtrrisë është ndër 19 komunat ku po votohet për kryetar komune në rrethin e dytë.