Merkel e shqetësuar për zhvillimet në Ballkan

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka njoftuar dje kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq se ka kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump që Shtetet e Bashkuara, së bashku me BE-në, të përfshihen më shumë në zhvillimet në Ballkan, e cila është nën ndikimin e fortë të Rusisë.

Lajme

15/03/2017 09:57

Kështu shkruan gazeta beogradasve “Blic”, duke cituar një burim anonim i cili mori pjesë në takimin në Berlin mes Merkel dhe Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

“Merkel, është  e shqetësuar për tensionet e vazhdueshme mbi Kosovën, Bosnjën, zhvillimet në Kroaci. Gjermania kujdeset për paqen në Ballkan dhe ka shprehur dëshirën e saj për t’u angazhuar seriozisht në procesin e pajtimit. Merkel ka kërkuar nga Vuçiq që  të jetë garantues i paqes dhe stabilitetit në Ballkan “, ka thënë burimi.