Merkel: Bashkëpunimi ekonomik, baza e partneritetit

Kancelarja Merkel ka vlerësuar se marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve janë shumë të rëndësishme.

Lajme

08/07/2015 18:14

“Gjermania ka interes në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Shembull i investimeve gjermane janë Aeroporti i Tiranës, telefonia e lëvizshme, industria e tekstileve, etj”, ka deklaruar Merkel.

Ajo ka nënvizuar se Shqipëria ka marrë tashmë statusin e kandidatit, një mundësi që, sipas saj, e merr një vend që përmbush kushtet bazë për fillimin e procesit.

“Një vend i tillë nuk ka fluks azilkërkuesish që akuzojnë shtetin e tyre, por kjo situatë do të ndryshojë. Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar”, ka thënë Merkel.

“Në Gjermani mund të mbështesim punësimin profesional, si për shembull për infermierët dhe duke bërë më pas ekuivalentimin e diplomave dhe dhënien e lejeve të qëndrimit në mënyrë ligjore”, ka vijuar ajo.

Shefja e qeverisë gjermane ka nënvizuar më tej se interesat e Gjermanisë në Shqipëri shtrihen edhe në infrastrukturë, energjitikë, etj.

Ajo ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit përballë rreziqeve me të cilat përballet sot qytetërimi evropian, si për shembull terrorizmi islamik.