Mënyra natyrale për të pastruar pllakëzat dhe gurëzat e dhëmbëve në kushte shtëpie

Dhëmbët si shumë pjesë të tjera të trupit (thonjtë, gjuha etj) mund të jenë gjithashtu tregues të shëndetit .

Lifestyle

18/10/2017 18:13

Në mungesë të higjienës orale, bakteret do të gjejnë mjedisin e përshtatshëm për t’u zhvilluar dhe kjo mund të çojë në zhvillimin e inflamacionit apo infeksionit të mishrave të dhëmbëve.
Formimi i pllakëzave nga ushqimet dhe bakteret mund të veshë dhëmbët me një shtresë më ngjyrë dhe kjo mund të çojë në dëmtim të dhëmbëve. Ndërsa mjekët rekomandojnë pastrime profesional çdo gjashtë muaj, ne do t’ju tregojmë 3 mënyra natyrale si të pastroni dhëmbët nga gurëzat dhe pllakëzat, tranmseton Living.al.
Uthull molle
Ajo që duhet të bëni është të lagni furçën e dhëmbëve në një gotë me uthull molle të bardhë dhe me të të fërkoni dhëmbët, Nuk mund ta bëni më shumë se një apo dy herë në jave sepse acid ii uthullës së mollës mund t’ju dëmtojë smaltin.
Sodë buke
Përzieni pak sodë buke me kripë deri sa të formohet një pastë (spërkateni me dy pre pika ujë) dhe me këtë masë lani dhëmbët tuaja. Rezultatet do t’i shihni brenda 3 javësh.
Fruta
Luleshtrydhet dhe domatet janë të njohura për fuqinë e tyre zbardhuese. Nëse ju do të fërkoni dhëmbët me një nga përbërësit e mësipërme e sigurtë që buzëqeshja juaj nuk do të jetë e “zymtë” si më parë.
Shpëlani gojën me sodë buke dhe ujë të ngrohtë për një buzëqeshje më të ndritshme. /Lajmi.net/