Mënyra më e mirë për t’i pastruar mushkëritë nga duhani

Pa marrë parasysh se sa janë të vetëdijshëm njerëzit për përbërësit e dëmshëm që gjenden në cigare dhe se ata janë shkaku kryesor i kancerit të mushkërive, ata prapë nuk e lënë duhanin.

Lifestyle

11/07/2015 15:33

Nëse e gjeni vetën në fjalinë e mësipërme, atëherë më e pakta çfarë mund të bëni është t’i pastroni mushkëritë tuaja nga nikotina dhe katrani i mbledhur në mushkëri, për të ulur rrezikun e infeksioneve dhe sëmundjeve.

Nuk ka ndonjë formulë magjike për të pastruar mushkëritë, por ekziston një listë e ushqimeve e cila punon shkëlqyeshëm në nxjerrjen jashtë të nikotinës dhe katranit, transmeton Lajmi.net.

Lista e ushqimeve është kjo si më poshtë:

Misri
Misri është një ushqim që përmban beta-kriptokantin, i cili besohet se mund të ju mbrojë nga kanceri në mushkëri, për shkak që është një antioksidant i fuqishëm. Megjithatë, konsumojeni vetëm misrin e freskët.

Seleni
Seleni është një antioksidant i fuqishëm. Kokrrat e tij përmbajnë ushqyesit më të shëndetshëm, kështu që konsumojeni atë sa më shumë që të jetë e mundur.

Qepa
Qepa është një pastrues i shkëlqyeshëm i mushkërive. Qepa gjithashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë infeksionet në mushkëri. Në rastin e njerëzve me kancer, qepa ndalon rritjen e qelizave të reja të kancerit, transmeton Lajmi.net.

Xhenxhefili
Xhenxhefili është një ilaç dhe ushqim natyral. Ai ju mbron nga sëmundje malinje. Xhenxhefili është një tjetër ushqim i fuqishëm për t’i pastruar mushkëritë nga toksinat. Ju mund të konsumoni çaj nga rrënjët e xhenxhefilit, për shkak se lehtëson frymëmarrjen. Ju gjithashtu mund të hani një copë xhenxhefil me ushqim.

Portokalli
Portokalli përmban kriptoksantin, i cili ka një efekt parandalues kundër kancerit të mushkërive.

Hithra
Hithra është një bimë përplot hekur, por gjithashtu edhe një bimë e dobishme për dezinfektimin e mushkërive dhe luan një rol të rëndësishëm në luftimin e infeksioneve.

Pisha
Çaji i pishave është përdorur tradicionalisht për shpëlarjen e gojës dhe fytit, por mund të jetë i mirë gjithashtu edhe në luftën kundër kancerit të mushkërive.