Mendonin se ishin duke pirë ujë të thjeshtë, por e vërteta i ka lënë të shtangur banorët

Ka një përbërës të veçantë që rrjedh me ujin e pijshëm në çezmat e një komuniteti të vogël bujqësorë në Kolorado.

Bota

23/07/2016 02:16

Banorët e Hugo, që mendohet të jenë rreth 800, janë paralajmruar të mos pinë, gatuajn apo të lahen me ujin pasi që është gjetur THC në një pus, përcjell lajmi.net

THC është agjenti psikoaktiv tek kanabisi dhe zyrtarët e shëndetësisë besojnë se zbulimi i kësaj substance është pikërisht THC.

Edhe pse përdorimi rekreativ i kanabisit është legal në Kolorado, është mister se si ka përfunduar kjo substancë në ujë.

“Unë jam vetëm duke e bërë punën time edhe pse nuk ka raportime për të sëmurë nga uji”, Susan Kelly, drejtor i shëndetit publik.

Por, departamenti i shëndetësisë “Lincoln County”, ka bërë paralajmrim urgjent që uji mos të përdoret.

“Është praktikisht shumë e mundur që të ketë THC në ujë”, është shprehur ai./lajmi.net