Medikamente në vlerë 1.500 euro për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brekoc

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim e Gjakovës dhe OJQ ”Teres des Homes”, ka dhuruar medikamente në vlerë prej 1.500 euro për Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Brekoc, e cila banohet nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Lajme

13/01/2015 10:22

Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Brekoc të Gjakovës ka përfituar medikamente në vlerë prej afro 1.500 euro. 

Ky donacion u dhurua nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, në bashkëpunim me OJQ-në nga Zvicra ”Teres des Homes”, me të cilën ka bashkëpunim të ngushtë vite me radhë.

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjakovës, për shkak se në afërsi të kësaj Qendre së Mjekësisë Familjare gjendet Shkolla e Mesme e Ulet “Zef Lush Marku”, ku frekuentojnë rreth 200 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ky donacion ka për qëllim që nxënësit dhe fëmijët e kësaj shkolle dhe lagjeje tё furnizohen me medikamente, sidomos tani kur edhe është sezon gripi.

“Përveç fëmijëve dhe nxënësve tё komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, nga ky donacion mund tё përfitojnë edhe nxënësit tё komunitetit shqiptar, të cilëve u shprehet nevoja eventuale për trajtim dhe shërim prej gripit sezonal”, thuhet në njoftim.