Mediat serbe: Pacolli këtë javë në Bruksel, diskuton me Hahn dhe Mogherinin për Asociacionin

Agjencia e lajmeve në Serbi, Tanjug duke u thirrur në burimet brenda Komisionit Evropian ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli do të udhëtojë në Bruksel.

Lajme

25/09/2017 15:02

Sipas Tanjug, Pacolli do të zhvillojë takime me komisionarin Johanes Hahn, dhe shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, transmeton lajmi.net

Temë kryesore e takimeve sipas mediave serbe do të jetë krijimi i Asociacionit.

Në vizitën e Pacollit do të diskutohet edhe për raportet Kosovë-Serbi, liberalizimin e vizave dhe dialogun. /Lajmi.net/