Mediat serbe: Kolinda puthi Thaçin, Nikolicit i dha vetëm dorën

Marrëdhëniet Serbi-Kroaci vazhdojnë të jenë të tensionuara. Kroacia është akuzuar nga Serbia se po e bllokon atë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Lajme

29/05/2016 20:13

Mosmarrëveshjet ndërmjet dy vendeve fqinje janë reflektuar edhe në Sarajevë, në Samitin Brdo-Brijuni, ku kanë marrë pjesë liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Mediat serbe kanë shkruar se si presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka treguar afri më të madhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin është parë duke e puthur, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe ajo është përshëndetur me presidentin serb, Tomislav Nikolic, të cilit i ka dhënë vetëm dorën.

kolinda1_1464545178-5354977