Mediat serbe e quajnë skandaloze votimin në Budapest
Ka nisur reagimet e para në mediat serbe për pranimin e Kosovës në UEFA, të cilat po e komentojnë këtë si një veprim të jashtëligjshëm.

Lajme
Gazeta “Nedeljnik” këtë ngjarje e ka quajtur si të papranueshme duke e titulluar “Edhe kjo ndodhi”.
Mediat tjera kanë cituar edhe kryetarin e Tomislav Karaxhiqin, i cili e ka quajtur këtë proces si politik, transmeton lajmi.net.
Ndërsa e përditshmja serbe e njohur me qasje nacionaliste e kanë quajtur si skandaloze këtë ngjarje. Ata e kanë titulluar tekstin “Skandal në Budapest: Uefa pranon të ashtuquajturin shtetin e Kosovës”./lajmi.net