Mediat e huaja shkruajnë për Dr.Florin Ramadanin – Ortpedin shqiptar

Dr.Florin Ramadani, i specializuar në kirurgji ortopedike me një eksperiencë pune shumë vjeçare në Austri, përveç sukseseve te shumta që ka arritur në shtetin Austriak dhe padyshim dhe në Kosovë, për punën dhe suksesin e Dr.Florin Ramadanit kanë shkruar edhe mediat e shteteve të huaja.

Lajme

22/03/2017 14:49

Njëra ndër to është edhe www.ziaruldeiasi.ro ku kishte publikuar nje aartikull me titull “Evropa ka një profesor me reputacion ortopedik i asociuar nga UMF Iasi”. Ku ndër të tjerash shkruhej:

“Senati i Universitetit të Mjekësisë dhe Farmacisë në Universitetin “Grigore T. Popa” vendosi njëzëri dhënien e titullit Profesorit i Asociuar për Dr.Florin Ramadani, ky një mjek i shquar në Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Wels të Austrisë.

Dr.Florini erdhi disa herë në Iasi, ku ai merrej me shërimin e pacientëve të cilët kishin probleme ortopedike, duke përdorur teknika të reja kirurgjikale me anë të cilave vëreheshin ndryshimet e mëdha.

Edhe pse Dr.Florin Ramadani erdhi në vitin 2016, një nga vizitat më të publikuara të tij ishte në shkurt të vitit 2014, kur ai kishte operuar në spitalin “Shën Spiridon” të Iasi, tre pacientë të cilët vuanin nga shqyerja e ligament, lëndime këto të cilat pacientët i kishin fituar nga stërvitjet futbollistike.

Për këtë, profesori kishte përdorur një teknikë për herë të parë në të gjithë zonën e Moldavisë, rindërtimin ligament që ishte thyer me një graft ligamenti të marrë nga e njëjta këmbë. Kjo ishte ndërhyrja e parë që bëri një mjek në Iasi, duke e mbajtur në kontakt me botën akademike dhe të kujdesit shëndetësor në vitet që pasuan. Titulli i Profesor i Asociuar do t’i japë Dr.Florin Ramadanit mbështetjen e duhur nga UMF i Iasit, në të cilën ai ka specializuar në ortopedi”

Dr.Florin Ramadani është pjesë e stafit të Spitalit Amerikan, shef i Departamentit të Ortopedisë,për të caktuar termin tek Dr.Florini mund të na kontaktoni në këta nr. 038 221-661; 038 400-661.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!