Me të njëjtën veshje, në të njëjtin vend (Foto)

Kancelarja gjermane Angela Merkel është fotografuar në një udhëtimi ngjitje në mal duke veshur të njëjtën veshje pushimesh dhe ne të njëjtin vend si pesë vjet më parë.

Fun

03/08/2017 14:20

63-vjeçarja po shijon pushimet me bashkëshortin e saj Joachim Sauer, 68 vjeç, në veri të Italisë, në malet Ortles, teksa po bën një pauzë nga drejtimi i vendit.

Fotot tregojnë se veshja e saj e preferuar është këmisha e kuqe dhe pantallonat bezhë, të cilat i vesh prej 2013 gjatë ngjitjeve në mal.

Ashtu si ajo ka qënë edhe ish kryeministri britanik, David Cameron, i cili shihej shpesh të vishte një polo ngjyrë blu gjatë pushimeve të verës me bashkëshorten, Samantha. /Lajmi.net/