Më fal Argjentinë

Justin Bieber u ka kërkuar falje fansave në Argjentinë, pasi u akuzua për ‘keqtrajtim’ të flamurit të këtij vendi. Gjatë koncertit në Buenos Aires të shtunën, ai shihej duke e përdorur mbajtësin e mikrofonit, me të cilin e hiqte flamurin argjentinas, lajm ky që bëri bujë të madhe në vendin jug-amerikan, sa që flitej se…

ShowBiz

15/11/2013 06:00

Justin Bieber u ka kërkuar falje fansave në Argjentinë, pasi u akuzua për ‘keqtrajtim’ të flamurit të këtij vendi. Gjatë koncertit në Buenos Aires të shtunën, ai shihej duke e përdorur mbajtësin e mikrofonit, me të cilin e hiqte flamurin argjentinas, lajm ky që bëri bujë të madhe në vendin jug-amerikan, sa që flitej se këngëtari kanadez mund të dënohej me burg për këtë veprim.

Këngëtari i dashur nga adoleshentët ka thënë se kishte menduar që ajo ishte vetëm një bluzë. “E pash atë material në tokë dhe mendova se ishte bluzë. Por, edhe po të ishte flamur, nuk do ta bëja kurrë ndonjë veprim për mosrespekt ndaj Argjentinës”, ka thënë Bieber.

Ndoshta Bieber ështe fans i Ronaldos…

“Unë vetëm e hoqa atë nga dyshemeja. Kërkoj falje që kjo është marrë për të keq dhe kërkoj falje për gabimin tim. Shpresoj që kjo të pranohet, sepse unë e shijova kohën time duke performuar atje dhe mezi pres të kthehem sërish. Dhashë gjithçka nga vetja dhe e di se fansat e bënë të njëjtën gjë”, vazhdoi 19 vjeçari. Në Argjentinë, mosrespektimi i flamurit dënohet deri në 4 vjet burg.