Më 1 nëntor Jahjaga viziton Beogradin?

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet që me 1 nëntor ta vizitojë Beogradin.

Lajme

06/10/2014 13:29

Presidentes Atifete Jahjaga , para disa ditësh i ka ardhur ftesa që të merr pjesë në një takim të organizuar në kryeqendrën serbe, nga Komisioni Evropian, që quhet Komisioni Trelateral, raporton Klan Kosova.

Zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu, ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se thirrja është bërë dhe se tashmë po diskutohet mundësia që Jahjaga, të shkoj në Serbi, por sipas Vllahiut, ende nuk ka vendim zyrtar.

Merret vesh se në takim janë të ftuar kryeministri serb Aleksander Vuqiç si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Nuk dihet, nëse në këtë tubim po qe se ndodh Kosova do të prezantohet si shtet i pavarur me simbolet e tij, kjo pasi që as Serbia e as 5 shtete anëtare të BE-së nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur.

Sipas zëdhënësit Vllahiu, ftesa për vizitën në Beograd është bërë në emër të Presidentes së Republikës se Kosovës, raporton Klan Kosova.