‘Mbulohet’ Beyonce!

Në pamje të parë, ajo duket si një grua e bukur myslimane duke dalë nga studio prestigjioze e Los Angelesit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, nëse e vështroni me kujdes, ata sy do të ju duken të njohur. Po, s’ka dyshim se ky është shikimi i Beyonce.     32 vjeçarja u mundua…

ShowBiz

15/11/2013 10:00

Në pamje të parë, ajo duket si një grua e bukur myslimane duke dalë nga studio prestigjioze e Los Angelesit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, nëse e vështroni me kujdes, ata sy do të ju duken të njohur. Po, s’ka dyshim se ky është shikimi i Beyonce.

 

Sytë e zi, më nuk janë sytë e mi…

 

32 vjeçarja u mundua ta bënte një largim spektakolare nga studio e LA të mërkurën, për të mos u përballur me fansat, të cilët vetëm se do t’ia vështirësonin punët. E krishtera e devotshme dukej si ta kishte veshur një ‘hijab’.

Herë mbulohet, herë zbulohet.

 

Por, ajo nuk ishte konvertuar në Islam, sepse bashkëshortja e Jay Z vetëm kishte vendosur ta mbulonte kokën me një kapelë të markës Louis Vuitton, e cila është dizajnuar posaçërisht për skitarët e shpateve.