Mbrojtja e Cityt, katër herë më e shtrenjtë se ajo e Real Madridit

Manchester City dhe Real Madrid do të takohen në kuadër të International Champions Cup në orët e para të mëngjesit.

Sport

26/07/2017 23:34

Të dy këto skuadra, kanë investuar shumë në transferimin e lojtarëve viteve të fundit.

Por, anglezët kanë shpenzuar dukshëm më shumë se Real Madridi në forcimin e mbrojtjes.

Me prurjet e kësaj vere, City arrin në 215 milionë shpenzime vetëm për mbrojtjen, ku lë larg Realin, që vijën e mbrojtjes me Ramos, Marcelo, Varane e Carvajal e ka ndërtuar me vetëm 50 milionë euro./Lajmi.net/