Mbrojtësi qetëson sulmuesin me një puthje

Mbrojtësi i skuadrës braziliane Caeras, Sandro u përplas me sulmuesin e Internacional, Rafael Moura, por i dha fund kacafytjes duke e puthur kundërshtarin në qafë.

Sport

02/08/2014 18:36

Futbollistët brazilianë Sandro dhe Rafael Moura u përfshinë në një përplasje gjatë duelit të Kupës këtë javë, por gjithçka përfundoi mirë.

Në të kaluarën kemi parë disa ballafaqime të ashpra mes mbrojtësve dhe sulmuesve, që shpeshherë përfundojnë me kartonë të kuq ose grushte. Por, kësaj radhe ndodhi diçka e pazakonshme.

Mbrojtësi i Caeras, Sandro e qetësoi sulmuesin e hidhëruar të Internacional, Moura, duke ia dhuruar një puthje.

Sandro u zgjat, dhe me kënaqësi e puthi kundërshtarin në qafë duke i dhënë fund kacafytjes së tyre. Veprimi kreu punë pasi ata nuk patën më telashe në vazhdim të ndeshjes. Interesant.