Mbrëmje e shfrenuar e Messit në Ibiza, paguan faturë totalisht të çmendur (FOTO)

Tash e disa javë ka përfunduar edhe sezoni 2016/17 në ligat e mëdha evropiane dhe kështu lojtarët kanë disa ditë pushimi para.

Sport

18/06/2017 09:07

Në mesin e tyre janë dhe yjet e Barcelonës të prirë nga Lionel Messi.

Themi kështu pasi argjentinasi është ai që paguan të gjitha.

Messi dhe e dashura Antonella Ruccuzzo, së bashku me çiftin Cesc Fabregas e Daniella Semaan dhe Luis Suarez e Sofia Balbi, darkuan së bashku në një restorant në Ibiza.

Për këtë takim ka filluar të flitet në gjithë botën, jo sepse janë takuar të lartpërmendurit, por se është publikuar fatura që Messi ka paguar në fund.

Çmimi i saj në total është 37 mijë e 330 euro.

Ylli argjentinas në mesin e shumë gjërave ka paguar 621 euro për 27 pica, 784 euro për shtatë hamburger, 41 shishe shampanjë Dom Perignon në vlerë 24,600 euro.

Messi dhe Antonella do të martohen me 30 qershor 2017 në Rosario, Argjentinë.