Mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje.

Lajme

18/12/2018 07:45

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do ta udhëheq mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kjo mbledhje është parashikuar që të fillojë në ora 12:00.

Se a do ta njoftoj kreu i ekzekutivit kabinetin qeveritar në lidhje me takimin e djeshëm në Bruksel, kjo mbetet të shihet pasi që nuk është bërë i ditur rendi i ditës së kësaj mbledhje.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme në Bruksel, kryeministri Haradinaj e ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës se taksa për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës nuk do të hiqen. /Lajmi.net/