Mblidhet PDK-ja, vendoset për listën zgjedhore

Më selinë qendrore të PDK-së është mbledhur kryesia e kësaj partie për të vendosur përfundimisht për listën zgjedhore.

Lajme

19/05/2017 16:29

Gazetari i lajmi.net që gjendet afër selisë së PDK-së, thotë se aty janë parë duke hyrë njerëzit kryesor të partisë dhe se shumë shpejt pritet të deklarohen për këtë listë.

PDK-ja do t’i ketë 55 kandidatë në listën e përbashkët zgjedhore me AAK-në dhe Nismën për Kosovën, kurse bartës i listës do të jetë Kadri Veseli.

Afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në KQZ është sonte në mesnatë.

Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar për të gjithë zhvillimet