Mblidhet LDK’ja, mediat nuk lejohen të marrin pjesë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Isa Mustafa pritet që pas pak të filloj mbledhjen me kryetarët e Degëve të kësaj partie.

Lajme

20/09/2018 17:31

Në njoftimin për mbajtjen e kësaj mbledhje nuk janë dhënë detaje për temën e diskutimit në mbledhje.

Në mbledhje janë parë duke hyrë nënkryetarët e LDK-Së Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri kreu i kësaj partie Isa Mustafa, deputeti Arban Abrashi si dhe personalitete tjera nga kjo parti.

Ditën e hënë të kësaj jave Mustafa ka mbajtur mbledhje edhe me anëtarët e kryesisë së LDK-së, ky më pas para mediave ka dhënë qëndrimet e tij për temat aktuale në vend.

Kjo parti kohëve të fundit është ballafaquar me probleme të brendshme e ku nuk kanë munguar as përplasjet mes anëtarëve.