Mblidhen dy grupet e VV-së, pritet të nis mbledhja

Në selinë e Vetëvendosjes janë duke u mbledhur Kryesia e partisë si dhe Grupi Parlamentar për diskutimin përfundimtar rreth fatit të partisë pas përçarjeve të fundit.

Lajme

15/01/2018 15:28

Në këtë mbledhje kanë shkuar pothuajse të gjithë protagonistët e zhvillimeve të fundit. Ajo çfarë ra më shumë në sy ishte Albin Kurti së bashku me Shpend Ahmeti ku në seli shkuan me të njëjtën veturë.

Vetëvendosje sot mban mbledhjen e partisë, ku marrin pjesë ata që kanë mbetur, por edhe ata që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e partisë.

Në selinë e VV-së tashmë kanë arritur Dardan Miolliqaj, Visar Ymeri e Shqipe Pantina së bashku.

Në këtë mbledhje pritet që përfundimisht të vendoset e ardhmja e partisë, tejkalimi i krizës së brendshme ose ndarja e plotë e saj.