Mbi tridhjetë kosovarë flenë në një dhomë në Hungari (Video)

Numri i emigrantëve nga Kosova, të cilët po ndalohen në kampet Hungarisë, dita ditës po merr përmasa akoma më shqetësuese.

Lajme

29/12/2014 19:07

Në vazhdimësi është raportuar për këtë gjendje shqetësuese, ku qindra qytetarë të Kosovës po lënë vendin duke ua mësyer vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian në kërkim të një jete më të mirë, shkruan indeksonline.net

Gjendja e tyre në kampet e Hungarisë nuk është për tu lakmuar, ata po jetojnë në kushte shumë të vështira, ata detyrohen të flenë në dysheme të gjithë së bashku në një vend.

E vendi ku ata janë të vendosur, sipas këtyre pamjeve, lirisht mund të themi se i ngjanë një “shtalle”.