Matoshi për kryeministrin: Erdh Ramush Haradinaj dhe po vendosë rendin e gjanave

Halil Matoshi shef i Zyrës për komunikim në Qeverinë e Kosovës, ka lavdëruar punën e kryeministrit Haradinaj.

Lajme

18/07/2018 12:29

Ai ka thënë se Haradinaj është stigmatizuar nga shumë njerëz pa të drejtë e me nxitime shqiptarçe.

Por, Matoshi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Haradinaj po vendos rendin e gjërave.

Sipas tij Haradinaj po e orienton ekonominë nga partneret strategjik dhe po dërgon Kosovën drejt BE-së e NATO-së.

Postimi i plotë i tij:

Matoshi po ashtu ka thënë se Haradinaj sot sjelli edhe lajmin e mirë për vizat.

Kosova po rikthet në shtëpi!

Kosovarët udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së

Shumë njerëz me e pa qëllim, e kanë stigmatizu Kryeministrin Haradinaj ma së shpeshti pa të drejtë dhe të nxitun e nxituem shqiptarçe, nganihere edhe nga intenca shtetngrânëse.

Kredoja e tij âsht: “Shteti âsht apo nuk âsht, nuk ka diçka të mesme dhe, qoftë edhe përmes incidenteve kam me ua qitë ndërmend, të gjithë kosovarëve, se në shtet nuk mundet me ndërhy askush, pos sovranit përmes votës së lirë.”

Shteti duhet me funksionu, Qeveria duhet të marrë vendime, jo gjithëherë popullore e që u pëlqejnë të gjithëve, sepse jetojmë në shoqni plurale, por qeverisja duhet të jetë zbatuese.

Dhe erdh Ramush Haradinaj, i cili po vendosë rendin e gjânave.

Dhe po bân gjâna t’mira për vendin.

Ky âsht njeriu i cili ekonominë e vendit po e orienton nga aleatët strategjikë të Kosovës.

Njeriu që po e perëndimirizon shoqninë kosovare dhe po i rreshton trupat me ushtritë e lirisë dhe paqes, me ShBA-në dhe aleatët e sajë në Europë, me NATO-n.

Njeriu qe Kosovës po ia rikthen identitetin dhe dinjitetin!

Pa u ndalë me i digjue llafet e kafehaneve tê Prishtinës dhe interNet-caffeve, të kinseintekektualëve që sillen si “Princa hijesh” pa asnjë orë pune e mundi në ditë, për vendin.

Qeverisja nuk âsht ligjërim as narracion emotiv që fsheh gabimet, por âsht punë dhe fryt i lamë në djerse, i rritun përmes gabimeve, shtrëngesave e zoreve.

Ramush Haradinaj âsht nji nga shqiptarët e Kosovës që âsht rritë në sfida dhe sfidat për të janë art, me e bâ të pamundshmen!

Ky â njeriu për të cilin vlerat kombëtare kanë supremaci mbi ato fetare e ideologjike!

Ky âsht Ramush Haradinaj!

Ai ka me e sjellë lajmin e mirë sot në Kosovë: Kosovarët do të udhëtojnë pa viza!

Go on Kryeministër!/Lajmi.net/