Maska magjike me 4 përbërës që drejton flokët në mënyrë natyrale

Trajtimet estetike që mund të drejtojnë flokët në mënyrë të përkohshme janë jo vetëm të shtrenjta por mund të dëmtojnë edhe flokët.

Lifestyle

26/05/2017 16:35

Nëse dëshironi flokë të shkëlqyeshëm e të drejtë, përse të mos e kërkoni zgjidhjen tek produktet natyrale?

Maska e mëposhtme ka vetëm 4 përbërës dhe mund të aplikohet lehtësisht në kushte shtëpie pa ndihmën e mjeteve të tjera ekstra, shkruan Living.al.

Përbërësit:
3 lugë niseshte misri
2 lugë vaj ulliri
1 gotë qumësht kokosi
Lëngu i një limoni ( rreth 4 luge gjelle)

Udhëzime:
Përzieni lëngun e limonit me niseshtenë e misrit derisa të mos ketë kokrriza.

Përzieni këtë masë me vajin e ullirit dhe qumështin e kokosit dhe vendoseni në zjarr të avashtë deri sa të formohet një pastë kremoze. Lyeni flokët nga rrënjët deri tek majat dhe lëreni maskën për 2 orë. Më pas lajeni kokën si zakonisht e do të shihni pasi t’i thani që flokët do të jenë të drejta. /Lajmi.net/