MASHT’i dhe DKA’të kërkojnë që të ndërpritet greva

Që nga e hëna, punëtorët e arsimit kanë hyrë në grevë.

Lajme

16/01/2019 17:14

Kjo ka shkaktuar kaos në vend dhe ka dërguar në mobilizimin e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Komunale, shkruan lajmi.net.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), ku është diskutuar për gjendjen e krijuar pas fillimit të grevës në arsim dhe mundësitë për të dalë nga kjo situatë

Në komunikatën e MASHT-it thuhet se gjatë këtij takimi, secili nga drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë kategorikisht kundër grevës dhe shprehën besimin e tyre që akterët vendimmarrës shumë shpejt të gjejnë një zgjidhje, e cila do të rezultojë me ndërprerjen e grevës.

“I bëhet thirrje SBAShK-ut për ndërprejn e grevës në të gjithë sistemin arsimor, në veçanti nëpër çerdhe që nga dita e nesërme; U formua grupi punues që do të udhëhiqet nga ministri Bytyqi, pjesë e të cilit do të jenë tre drejtorë të DKA-ve dhe një përfaqësues nga Këshilli i Prindërve, grup i cili do të zhvillojë takime me përfaqësues të SBAShK-ut dhe akterët tjerë vendimmarrës në funksion të arritjes së një zgjidhje”, theksohet në komunikatë. /Lajmi.net/