Marrëveshje për refugjatët, kalojnë vetëm ata nga vendet e luftës

Shefat e policisë së Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë kanë arritur marrëveshje për regjistrimin e përbashkët të refugjatëve në kufirin greko-maqedonas.

Lajme

18/02/2016 16:47

Pesë shtete do të organizojnë transportin e refugjatëve deri në Austri, ndërsa kalimi në “rrugën ballkanike” do t’u mundësohet vetëm refugjatëve të vendeve të përfshira në luftë.

Zbatimi i kësaj marrëveshje do të nisë që nga dita e sotme, ndërsa regjistrimi do të fillojë në Gjevgjeli. Shtetet garantojnë se kalimi do t’u mundësohet kryesisht personave që kalojnë kontrollin fillestar, raporton Reuters.

Policia maqedonase do t’i dërgojë refugjatët nga qyteti kufitar Gjevgjeli për në atë të Preshevës, ku më pas do të jetë kompetencë e policisë serbe t’i dërgojë ata deri në Kroaci e kështu më radhë.

Me të kaluar kufirin në Maqedoni, refugjatët do të kenë mundësi të kërkojnë statusin e azilit në shtetin që ata kërkojnë të arrijnë si destinacion final, transmeton lajmi.net.

Kjo deklaratë e përbashkët e këtyre policive, u është dërguar edhe policive të Shqipërisë dhe Bullgarisë që t’i kenë parasysh këto dakordime. /lajmi.net