“Marak” publikohet nga Enis Bytyqi

Këngëtari, Enis Bytyqi vjen me këngë të re.

ShowBiz

30/10/2018 20:30

Artisti i njohur, Enis Bytyqi ka publikuar projektin e ri muzikor që mban titullin “Marak”, shkruan lajmi.net

Kjo këngë e tij shoqërohet edhe me videoklip i realizuar në Paris të Francës, pamja e së cilës tërheq vëmendje të madhe.

Muzikën dhe tekstin e projektit e ka bërë Enisi kurse për producimin është përkujdesur Nurteel.

Enisi këtë vit ka sjell disa projekte që u pëlqyen mjaft shumë nga publiku. /Lajmi.net/

YouTube player