Maliqi: Do të ketë çarje në opozitën e bashkuar

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se ‘beteja’ për zgjedhjen e Hashim Thaçit president ka qenë mjaft e ashpër.

Lajme

03/03/2016 23:51

Në një intervistë për “Epoka e Re” ai ka thënë se as pozita e as opozita nuk i kanë zgjedhur mjetet për të arritur qëllimin final.

Edhe nëse opozita e konteston zgjedhjen e Thaçit, sipas Maliqit, Gjykata Kushtetuese nuk do të ketë mjaftë argumente që për herë të tretë ta shkarkojë presidentin. Ai ka vlerësuar se Thaçi do ta forcojë postin e presidentit nëse punon në interes të përgjithshëm.

Kurse sa i përket opozitës ai ka thënë se nuk do të mund të vazhdojë e bashkuar edhe për një kohë të gjatë.

Sipas Maliqit koalicioni VAN do të ketë qarje.

“Zgjedhja e presidentit ka treguar se koalicioni qeverisës nuk është dëmtuar dhe vazhdon të ketë mbi 2/3 e votave. Nuk besoj se opozita do të mbetet unike dhe e vendosur. Do të ketë çarje edhe në koalicionin VAN”, tha ai.