Maliqi: Respekt për mjeshtërinë e Thaçit, fitoi lojën me gjithë ata kundërshtarë

Analisti Shkëlzen Maliqi shpjegon gambitin e Hashim Thaçit.

Lajme

26/02/2016 22:48

Ai thotë se Thaçi parashikoi qysh moti lëvizjet që qojnë drejt suksesit, dhe flijoi ca favore momentale për një fitore të mëvonshme, pra për tu bërë President.

Sipas Maliqit me pas aq shumë kundërshtarë e me e fitue lojën është mjeshtëri që meriton respekt.

Ja postimi i tij i plotë:

Gambiti i Hashim Thaçit : Me pas aq shumë kundërshtarë e me e fitue lojën është mjeshtëri që meriton respekt edhe nëse nuk e pëlqeni aspak Presidentin e sapozgjedhur. Gambiti në shah është parashikim i lëvizjeve që çon drejt suksesist, duke flijuar ca favore momentale për një fitore të mëvonshme. Hashimi pa dhimbje ia la postin e kryeministrit, – aq të lakmuar nga Ramush Haradinaj, – Isa Mustafës, për ta “rezervuar” presidencën, dhe kjo funksionoi. Por, suksesi edhe më i madh i tij ishte që partinë e dytë dhe kundërshtaren më të madhe, LDK-në, e bëri për vete. Kuptohet, ky është një lloj makijavelizmi, por në rrethanat që kemi si shoqëri ende parademoktatike dhe parapolitike, ku opozita me pakicë mandatesh doli jashtë rregullave të lojës dhe e dhunshme, kurse mazhoranca nuk i humbi nervat, ky makiavelizëm u tregua institucionalisht dhe legalisht superior. Mesim për opozitën dhe ndonjë forcë të re politike që po iu bëhet vendi në spektrin politik në harxhim e sipër. Presidenca e HTH mund të çoi në dobësim të PDK-së, Zgjedhjet e ardhshme jane shansë për ndryshim të konsiserueshëm të raportit të forcave. Mos e synoni permbysjen e pushtetit me revolucion duke rrënuar shtetin. Fitoni zgjedhjet.