Maja Kocijançiq: S’ka riformulim të marrëveshjes për kodin telefonik, mediat serbe të mos shpifin

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq tha se delegacioni i Beogradit duhet të diskutojnë në Bruksel detajet e zbatimit të marrëveshjes për telekomunikacionin.

Lajme

17/11/2016 21:06

“Ne e mirëpresim marrëveshjen e arritur të dielën. Të dyja palët në Bruksel duhet të diskutojnë detajet për zbatimin e marrëveshjes”, u përgjigj ajo në pyetjen se nëse Prishtina është duke u përpjekur, siç raportuan mediat serbe raportuan se “detyrojë një ndryshim thelbësor të marrëveshjes së telekomunikacionit të arritur të dielën”.

Në të njëjtën pyetje zyrtarja e BE tha se mediat serbe nuk mund të shkruajnë komente të pabaza, transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve diplomatike të Tanjug-ut në Bruksel, ka se nuk ka ndonjë problem substancial në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për zbatimin e marrëveshjes për sektorin e telekomunikacionit.

Zyra për Kosovën ka konfirmuar se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, janë planifikuara të mbahen më 16 dhe 17 nëntor, që do të vazhdojë të premten. /Lajmi.net/