Maguire lëshon një deklaratë që e afron me Man Utd

Manchester United dhe Harry Maguire duket se kanë filluar të afrohen.

Sport

10/02/2019 14:30

Qendër mbrojtësi i Leicester  City ka lëshuar një deklaratë e cila nxit dyshimet për një afrim me Manchester United.

Reprezentuesi anglez ka bërë të ditur se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve, duke lënë të kuptohet se do të largohet nga Leicester City, raporton “Dailymail”, transmeton lajmi.net.

‘Djajtë e kuq’ janë në kërkim të shërbimeve të tij qysh nga vera e kaluar, por nuk kanë arritur të bindin skuadrën e Leicester për ta liruar.

Interesimi i skuadrës nga ‘Old Trafford’ do të shtohet edhe më shumë pas deklaratave të lojtarit para ndeshjes Tottenham – Leicester. /Lajmi.net/