Macja me shikim kërcënues, ylli më i ri i internetit (Foto/Video)

Pavarësisht se sytë e saj shprehin hidhërim, padronët e maces së quajtur Pearl, thonë se ajo është shumë e ëmbël dhe e dashur.

Fun

12/01/2016 10:53

Macja u adoptua në një strehë, në Florida të SHBA-së, është 6 vjeçe dhe ka një pamje mjaft të ngrysur dhe shikim kërcënues.

“E pamë në fotografi dhe na u duk macja më e trishtuar e strehës. Ajo ishte më e moshuara aty brenda. Një ditë më pas shkuam atje për ta marrë dhe ishim të lumtur qe e gjetëm dhe që mund ta merrnim në shtëpi”, tregon  Will Highsmith, pronari aktual i kafshës.

Will, gruaja e tij, Katie Doyle dhe vogëlushja Cameryn e quajtën macen Pearl. Ata i hapën një faqe në rrjetin social në Instagram dhe Twitter dhe brenda pak ditëve ajo mblodhi me dhjetëra-mijëra ndjekës.