Luta apelon qytetarët: Shfrytëzojeni edhe orën e fundit për të votuar për të ardhmen tuaj

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë orën e fundit për të votuar, duke kontribuuar për të ardhmen tuaj.

Lajme

22/10/2017 18:19

“Deri në këto momente që po flasim, mbi 43 për qind e gjilanasve kanë shprehur vullnetin e tyre me anë votës, ose mbi 40 mijë votues.

Deri tash, mund t’ju konfirmoj se sipas koordinatorëve dhe vëzhguesve të LDK’së në Gjilan, nuk ka pasur ndonjë parregullësi që mund ta dëmtonte procesin.

Apeloj qytetarët që edhe për një orë sa kanë mbetur ta shprehin vullnetin e tyre, duke kontribuuar për të ardhmen e tyre dhe të ndikojnë në një rezultat të thellë për LDK’në.

Votuesja më e vjetër e Gjilanit, ndoshta edhe e Republikës, është Sabrije Jerliu, mosha e të cilës është 100 vite e dy muaj.

Pjesëmarrja e masive në zgjedhje ndikon shumë që Gjilani ta mbyllë me t’paren procesin për zhvillim të Gjilanit në të gjitha aspektet”, ka thënë Haziri.