Lumi B i’a thyen shishen në kokë Ermal Mamaqit (VIDEO)

Ermal Mamaqi nuk ka të ndalur me humorin e tij dhe kjo ka bërë që edhe statuset të kenë një shtrirje më të gjerë duke marrë klikime të pafundme.

ShowBiz

17/02/2015 21:20

Por në emisionin e tij ai ka krijuar një situatë ku i kanë thyer shishen në kokë. Gjithçka ka ardhur pasi ai nuk të lë mundësinë që të marrësh fjalën, ndaj në shenjë revolte atij i kanë thyer një shishe në kokë.

Në fakt, kjo ka qënë një inskenim i çastit, duke marrë shikueshmërinë në kohë reale. Gjatë emisionit të fundit “6 ditë pa Ermalin”, Ermal Mamaqi kishte ftuar disa repera nga Kosova, mes të cilëve edhe “Lumi B”. Ky i fundit është penguar nga Ermali dhe publiku gjatë kohës që fliste. Në një moment ai ka marrë një shishe dhe ia ka thyer Ermalit në kokë.

YouTube player