Lugina, kurban i angazhimit të ndërkombëtarëve për paqe e jo drejtësi (Video)

Lugina e Preshevës po flijohet për interesat e ngushta partiake dhe të pushtetit në Kosovë.

Lajme

11/09/2015 20:17

Madje, Lugina e Preshevës nuk është as në vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare, pasi kësaj të fundit i intereson vetëm paqja, pa marrë parasysh çmimin dhe drejtësinë. Këtë bindje e kanë deputeti Nait Hasani dhe ish deputeti Hydajet Hyseni.

Hasani thotë se Bashkësia Ndërkombëtare ka bërë pazare në raport me shqiptarët dhe serbët, në llogari të interesave të tyre afatgjata. Andaj, sipas tij, as bashkësia ndërkombëtare dhe as Kosova nuk janë treguar syçelë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. /Tribuna Channel/

YouTube player