LSI: Kreu i PS-së shpërndau lekë në fshatrat e Lushnjës (Foto)

Të tjera denoncime vijnë për shitje – blerje votash dhe shpërndarje lekësh.

Lajme

25/06/2017 15:11

Disa foto të publikuara nga LSI tregojnë sesi ndahen lekë në fshatrat Rrapëz dhe Bubullimë të Lushnjës.

Në foto dallohen qese jeshile që nuk dihet se me çfarë kanë qenë të mbushura dhe u janë shpërndarë banorëve.

Në foto dallohet dhe kryetari i PS-së në Bubullimë të Lushnjës.

Ndërsa vetëm pak momente pas këtij veprimi të kundërligjshëm ai pati një takim me deputetin e PS-së në zonë Erjon Braçe./Gazeta Express