LSDM do qëndrojë neutrale në garën mes Selës dhe Merkos në Strugë

LSDM nuk do të mbajë anën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë ku në garë janë dy kandidatët e koalicionit qeveritarë ASH deh BDI, Ziadin Sela dhe Ramis Merko, theksojnë burime brenda LSDM për 'Fokus' transmeton Zhurnal.mk

Lajme

17/10/2017 20:09

Në rrethin e parë më shumë vota mori Sela edhe atë 9.289, ndërkohë që Merko mori 7.916 vota. Për dallim nga komunat tjera me shumicë shqiptare ku LSDM përkrah kandidatët e BDI-së e LSDM nuk nxori kandidat, në Strugë ajo kandidoi me Vasil Ashtalkovski i cili mori 7.140 vota.

Me atë se disponon me një numër të madh të votave, partia më e madhe maqedonase praktikisht mund të zgjedhë fituesin në Strugë por nga atje theksojnë se nuk do rekomandojnë votuesit se cilin kandidat të votojnë por do të lejojnë vetë ata të vendosin se kë do përkrahin.

Madje LSDM nuk dëshiron të përfshihet në këtë sfidë sepse bëhet fjalë për një komunë e cila është e rëndësishme për partnerët e koalicionit pasiqë tregon kredibilitetin e liderit të ASH-së.

Edhe pse Sela nuk nxori kandidat në Kërcovë ku përkrahu Fatmir Deharin e BDO-së, pritej që BDI të kthente me përkrahje të tij në Strugë mirëpo kjo nuk ndodhi dhe BDI vendosi të masë forcat me ASH atje.

Në rrethin e dytë Sela hynë në garë me epërsi prej 1.382 vota para Merkos, ndërsa ai pret përkrahje nga Lavdrim Elmazi kandidat i Besës i cili mori mbi 1 mijë vota.