Lot e dhimbje nga nënat e të zhdukurve, princi Charles bashkëndjeu dhe i përqafoi ato (Video)

Princi i Wales-it dhe Dukesha e Cornwall, në agjendën e tyre shumë të ngarkuar, aktivitet patën edhe vendosjen e luleve tek Monumenti i Personave të Zhdukur.

Lajme

19/03/2016 15:57

Ata pastaj kanë takuar familjaret e personave të zhdukur, të cilët para princit kanë rrëfyer historitë e tyre të dhimbshme.

Nuk munguan as lotët e nënave derisa rrëfenin historitë e tyre, e as përqafimet e princit për nënat, të cilat kishin dalin ta presin atë.

Gra nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, kërkuan që t’i bëhet presion Serbisë, në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërsa kriminelët të dalin para drejtësisë.

Ferdane Qerkezi, me lot në sy i rrëfeu Princit Charles se i mungon burri dhe dy djemtë saj, trupat e të cilëve ndodhen në Serbi.

Nënat, të cilat 17 vjet pas luftës, u mungojnë më të dashurit e tyre, kërkuan nga Princi t’i bëjnë presion Serbisë, që të kthejnë më të dashurit e tyre të zhdukur, kurse kriminelët të dalin para drejtësisë./ Lajmi.net

YouTube player