‘Loredana&Mozzik’ deklasojnë edhe çiftin amerikan, ‘Bonnie&Clyde’

Çifti i famshëm i estradës, Mozzik dhe Loredana para një jave publikuan këngën e re.

ShowBiz

21/09/2018 16:50

“Bonnie&Clyde”, mban titullin kënga e re e tyre të cilët vijnë mjaft atraktiv edhe në videoklip, shkruan lajmi net.

E kjo këngë e çiftit u prit tejet mirë nga fansat, pasi për pak ditë ka mbledhur mbi 7 milionë klikime në kanalin, Youtube.

Dyshja kanë ringjallur çiftin e vërtetë amerikan ‘Bonnie&Clyde’, me imazhet që bëjnë dhe veprat e tyre. Bonnie&Clyde amerikan nuk ka dyshim se zëvendësohet me Loredana&Mozzik shqiptarë.

Edhe në postimin e fundit të publikuar në Instagram dëshmojnë se janë çifti më me stil i skenës muzikore.

Vlen të ceket se ky është bashkëpunimi i parë i dyshes teksa Lori ka qenë prezente edhe më herët në klipet e reperit nga Ferizaji. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn-7rs8DfAV/?hl=en?&taken-by=mozzik