Lojërat Tradicionale sot në Rugovë

Lojërat Tradicionale të Rugovës do të mbahen sot në bjeshkët e Rugovës, konkretisht në fshatin Kuqishtë, ku në mesin e afro 7 mijë mysafirëve do të gërshetohet tradicionalja me të sotmen, përmes lojërave, valleve dhe muzikës.

Lajme

14/08/2016 08:17

Lojërat Tradicionale të Rugovës”, sipas Këshillit organizativ, përbëhet nga programi kulturor dhe garat tradicionale sportive.

Në pjesën e parë të ditës do të organizohet koncert me muzikë folklorike dhe autoktone. Do të përformojnë ansamble të ndryshme nga Rugova, nga komuna tjera të Kosovës, nga Shqipëria dhe nga malësia e Malit të Zi.

Lokacioni ku mbahet koncerti dhe garat është një livadh privat i mbushur më gjelbërim dhe i këndshëm për secilin njeri.

Programi Sportiv

Fokusi kryesor i këtij takimi tradicional mbetet tek zhvillimi i programit sportiv ku zhvillohen këto disiplina:

1.Rrëzimi i duarve

2.Mundje

3.Sharra në vek

4.Hudhja e llastarit

5.Ngjitja në shilor

6.Gurapeshi

7.Tërheqja e litarit

Ndryshe, këto lojëra ishte paraparë të mbahen ditë më parë, megjithatë, për shkak të motit me shi, janë shtyrë për të filluar sot.