Llojet e meshkujve me të cilët nuk duhet të lidheni

Të ‘vraposh’ pas një mashkulli është një lojë mjaftë e vështirë, mirëpo ka disa lloje të meshkujve nga të cilët është më mirë që të largohesh. Se cilët janë këta meshkuj, do të mësoni në artikullin më poshtë.

Lifestyle

15/03/2014 20:06

Meshkujt të cilët ngacmojnë të tjerat

Ne të gjithë jemi takuar me ngacmuesit. Ju duhet të largoheni sa më herët prej atyre dhe as të mos ju shkoj mendja që të lidheni me ta, pasi nuk do të jeni të sigurtë në asnjë moment. Ai do të ju tradhëtojë në momentin e parë që i ipet mundësia.

Meshkujt që nuk kanë plan

Ky njeri nuk brengoset për të bërë ndonjë plan apo për të organizuar mirë datat e tij. Në fakt, ai cdo të premte e merr telefonin dhe dëshiron që të kënaqet me shokët e tij gjatë vikendit. Këta lloj meshkujsh mund të ju shkaktojnë shumë kokëdhimbje.

Meshkujt që e mbajnë vetën lartë

Ky njeri dëshiron që të jetë çdo herë përmbi teje, në secilin aspekt. Ai do të vazhdojë të krijojë fuqi duke ju gjuajtur juve poshtë. Mos lejoni që ai të jetë “shefi” i juaj, pasi ti je ajo që duhet ta kontrollosh jetën tënde.

Meshkujt që i ‘dinë të gjitha’

Shumë veta e urrejnë fjalën ‘Unë di gjithçka’. Nëse hasni në këtë person, atëherë largohuni sa më shpejtë nga ai. Do të vijë një moment kur ju do ta kritikoni atë, por ai nuk do të pranojë një gjë të tillë, duke ju shkaktuar probleme.

Meshkujt ‘budallenjë’

Këta meshkuj janë lloje të atyre që nuk kanë plane, nuk kanë pune e as para. Ata tentojnë të bëhen të mirë dhe të ju shfrytëzojnë në aspektin ekonomik, pasi nuk janë të aftë që të jenë të fortë për vetën e vet.