Lladrovci vazhdon t’i inspektojë punimet e rrugëve në terren

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj dhe organin mbikëqyrës nga Komuna si dhe të Ministrisë së Infrastrukturës, kanë i vizituar sot qendrën e Komoranit, ku edhe është duke u vendosur shtresa e parë e asfaltit të kësaj rruge

Lajme

06/08/2018 18:34

Kryetari Lladrovci, ka vlerësuar se ky projekt është i një rëndësie të veçantë për banorët e kësaj pjese si dhe për bizneset e vendosura në qendër të Komoranit. Ai ka thënë se asnjë punim nuk do të lejoj të kryhet pa i plotësuar të gjitha obligimet e nënshkruara sipas kontratës.

Ky projekt është me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunës se Drenasit dhe është projekt tri vjeçar, ku vitin e kaluar janë asfaltuar segmentet tjera të rrugëve ne Komoran, ndërsa këtë vit do të kryhen 650 metrat e fundit ne qendër të Komoranit. Gjithsejtë janë mbi 2 kilometra asfalt në Komoran, ne kuadër të këtij projekti.

Realizimi i kësaj rruge ka pasur vonesa për shkak të kontesteve pronësore, por tani ato janë zgjidhur dhe gjatë kësaj jave, projekti do të kryhet.

Ne kuadër të kësaj rruge është ndërtuar trotuari ne dy anët e rrugës me dy metra gjerësi ne të dy anët, 6.5 metra gjerësia e rrugës dhe 650 metra gjatësi. Po ashtu do të behët ndriçimi publik, mbjellja e drunjve dekorativ, rregullimi i kanalizimit atmosferik dhe sinjalizimi i rrugës.  ​/Lajmi.net/