Lladrovci nuk ndalet, merr edhe një asamblist nga opozita në PDK

Ramiz Lladrovci, ka publikuar një njoftim në rrjetin social se Grupit parlamentar të PDK-së, në Asamblenë e Drenasit, i është bashkuar edhe një asamblist nga opozita.

Lajme

24/12/2018 14:35

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një njoftim në rrjetin social se Grupit parlamentar të PDK-së, në Asamblenë e Drenasit, i është bashkuar edhe një asamblist nga opozita.

Endrit Gllareva që deri tani ishte deputet i Vizionit për Drenas, i bashkohet PDK-së, transmeton lajmi.net.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:

“Mirë se vjen Endrit Gllareva! Sot, Grupi parlamentar i PDK-së, në Asamblenë e Drenasit, është më i fortë edhe për një deputet. Arkitekti Endrit Gllareva, nga sot, bëhet pjesë e vendimeve të rëndësishme të Qeverisjes sime për qytetarët në Drenas. Faleminderit Endrit! Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, i ka hapur dyert për të gjithë veprimtarët e hershëm dhe kuadrot e dëshmuara, sepse vetëm të bashkuar, mund ta çojmë përpara sfidën e zhvillimit të tërë komunës tonë, pa dallim. Viti 2019, do të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha. P.S: Urime ditëlindja Endrit!”. /Lajmi.net/