Lladrovci inspekton punimet e nënkalimit në fshatin Llapushnik

Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e nënkalimit në fshatin Llapushnik në rrugën regjionale Prishtinë-Pejë, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga Drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj, kanë inspektuar fillimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e fshatrave përreth.

Lajme

18/07/2017 16:21

Ky projekt është i bashkë financuar me Komunën e Drenasit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe është një ndër 9 projektet tjera të memorandumit të mirëkuptimit mes dy dikastereve të lartcekura, që do të kryhen gjatë këtij viti dhe vlera e tyre është 1 milion e 760 mijë euro.

Nënkalimi në fshatin Llapushnik do të ndihmojë fshatrat përreth, pasi që ishte edhe kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj ane, ndërsa nënkalimi pritet të përfundojë gjatë këtij viti. Ne kuadër të investimeve kapitale, pas nënshkrimit të kontratës, kanë nisur punimet e asfaltimit të rrugës në fshatin Llapushnik, përkatësisht në Lagjen Sopi, Tahiraj dhe Haxhiaj./Lajmi.net/