Lladrovci i reagon Selimit: Rexhë, a po të kujtohet viti 2004 kur doje koalicion me Thaçin

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Rexhep Selimit të Vetëvendosjes, pasi që ky i fundit preferon koalicion me LDK-në për të formuar qeverinë e re të Kosovës.

Lajme

23/06/2017 21:20

Lladrovci, i cili në vitin 2004 bashkë me Selimin, kanë qenë pjesë të AAK-së, ka thënë se në cilësinë e Sekretarit Organizativ, ai ishte pro koalicionit të AAK-së me LDK-në, në vitin 2004, kurse Rexhep Selimi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ishte kategorik kundër

Lexojeni reagimin e plotë të Lladrovcit:

Ku do të ndalet Rexha veç tatari e merr vesh.

Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, unë isha pro koalicionit të AAK-së me LDK-në, në vitin 2004, Rexhep Selimi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ishte kategorik kundër.

Ai preferonte koalicionin me PDK-në dhe Hashim Thaçin, në të kundërtën, thoshte se nëse lidhet koalicion me LDK-në do të japë dorëheqje.

Megjithatë, koalicioni ndodhi kurse Rexha e mbrojti “parimin” e tij, dha dorëheqje nga Aleanca.

Sot, prej më të zëshmëve që partia e tij të hyjë në koalicion me LDK-në, kundër PDK-së është pikërisht njeriu i “parimeve”, Rexhep Selimi.

Çka po ndodhë me Rexhën dhe me parimet e tij, veç tatari e merr vesh!

Kur e pat përnjimend, atëherë apo sot?Edhe këtë e merr vesh veç tatari!