Ljajiq: Aktakuza ndaj Haradinajt mbetet në fuqi

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq tha se aktakuza kundër Ramush Haradinajt mbeten në fuqi.

Lajme

28/04/2017 11:48

Sipas tij, prokurori publik në Francë ka pesë ditë për të apeluar vendimin për anulimin e kërkesës për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

“Ne do të shohim nëse Gjykata Speciale në Kosovë, të kenë guximin t’i  ndjek penalisht ata që kanë kryer krime lufte, apo nëse ajo është e formuar vetëm për të hedhur pluhur në sytë e familjeve të viktimave dhe ka një synim joserioz për procedurat për të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë,” tha Ljajiq.

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës dje ka marr vendim përfundimtar duke hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-liderit të UÇK-së Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Haradinaj, i cili është lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u arrestua më 4 janar në kufirin e Zvicrës dhe Francës, pas urdhër-arrest të Interpolit, e cila ishte lëshuar nga Serbia. /Lajmi.net/