Lista Serbe zgjodhi kryetarin e ri

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq është zgjedhur kryetari i ri i Listës Serbe, njofton Klan Kosova.

Lajme

17/07/2017 13:20

Përzgjedhja e Rakiq në këtë post është bërë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Listës Serbe.

Kryetari aktual i Listës Serbe, Slavko Simiq mendohet që të kyçet në ndonjë post në Prishtinë pas konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë së re.