Lista Serbe tash pret rezultatet

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga minoriteti serb, Branimir Stojanoviq, ka treguare dhe pritjet e Listës serbe pas zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i republikës.

Lajme

27/02/2016 16:44

Ai ka thënë se tashmë nuk ekziston asnjë arsye që të mos procedohet tutje me ato që Prishtina është akorduar me Beogradin në Bruksel.

Politikani nga minoriteti serb ka thënë se pret që Thaçi, i cili ka marrë pjesë në të gjitha proceset në Bruksel, të marrë përgjegjësi në lidhje me atë që është rënë dakord para bashkësisë ndërkombëtare, raporton Klan kosova, transmeton lajmi.net.

Stojanoviq ka pohuar se tani duhet të vazhdohet me formimin e Gjykatës Speciale dhe formimin e statutit të Asociacionit e Komunave me Shumicë Serbe./lajmi.net